Tuesday, August 26, 2014

Torres huazohet në Milan? Milani mund t’i sigurojë shërbimet e një objektivi të kamotshëm. Rossoneri janë pranë transferimit të Fernando Torres, të cilin e kishte kërkuar qysh në periudhën kur ishte në Atletico Madrid.Sipas mediave britanike, sulmuesi spanjoll mund të përfundojë në San Siro në formë huazimi, pasi nuk bën pjesë në planet e Blues për sezonin e ardhshëm.E vetmja pengesë është rroga e futbollistit, të cilën nuk është në gjendje ta paguajë Milani, pasi ish futbollisti i Liverpoolit paguhet 190 mijë funte në javë.

No comments :

Post a Comment